Kreu i SPAK, vizitë 2 ditore në Britaninë e Madhe

Shqipëria

Kreu i SPAK, vizitë 2 ditore në Britaninë e Madhe

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:38
Altin Dumani

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi në datat 4 dhe 5 korrik 2023 një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar ku pati takime me përfaqësues të lartë të Home Office, National Crime Agency, Croën Prosecution Service dhe Foreign Office.

Zyra e shtypit të SPAK bën me dije përmes një deklarate se në këto takime u diskutua rritja dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Raportohet se në takime, Dumani nënvizoi rëndësinë e kësaj vizite për prezantimin e strategjisë por dhe nevojës për mbështetje të SPAK nga autoritetet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në përmbushjen e objektivave dhe synimeve të saj të cilat i shërbejnë interesave të përbashkëta të të dy vendeve.

“Dumani cilësoi rritjen e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar kryesisht në ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimeve paralele, shkëmbimin e të dhënave dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore në hetimin financiar. Autoritetet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar shprehën konsideratat e tyre për rolin dhe punën e rëndësishme të SPAK dhe shprehën angazhimin për të parë mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis SPAK dhe agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar. Të gjitha palët e konsideruan këtë vizitë pune mjaft të suksesshme në përmbushjen e objektivave të përbashkëta. Drejtuesi i SPAK, falënderoi organizatorët e këtyre takimeve dhe veçanërisht përfaqësuesit e lartë të Home Office dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, për krijimin e kësaj mundësie dhe për besimin e dhënë SPAK në vendosjen e një partneriteti afatgjatë midis tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat