Eksplozivi ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, policia: Ishte futur në një bidon plastik, vijon puna për zbardhjen e ngjarjes

Shqipëria

Eksplozivi ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, policia: Ishte futur në një bidon plastik, vijon puna për zbardhjen e ngjarjes

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë paradites së sotme një sasi lëndë eksplozivi u konstatua në ish-magazinat e grumbullimit në Mamurras.

Për fat të mirë ajo u gjet e paplasur, ndërsa godinat ishin në pronësi të shtetasit Spahi Jahja nga Laçi, i cili i kishte kthyer në biznes.

Policia njofton se lëndë eksplozive ishte futur në një bidon plastik, ndërsa pak më tutje është konstatuar edhe një kapsollë donatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur.

“Blutë” po ashtu raportojnë se forcat xheniere bën të mundur heqjen dhe largimin e lëndës plasëse, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Në lagjen “Drita”, në Mamurras, në pjesën e pasme të godinës së një biznesi privat në pronësi të shtetasit S. J., 57 vjeç, banues në Laç, është konstatuar një sasi e vogël lënde plasëse artizanale (amonit malor), e futur në një bidon plastik, si dhe në një distancë më tutje, është konstatuar edhe një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat