Asgjësohen 70 bimë narkotike në Manzë të Durrësit, arrestohen tre persona

Shqipëria

Asgjësohen 70 bimë narkotike në Manzë të Durrësit, arrestohen tre persona

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike cannabis sativa. Në kuadër të operacionit të koduar “Ishmi” është bërë i mundur arrëstimi i tre të rinjve përkatësisht dy 21 vjeçar dhe një 26 vjeçar.

Ndër të tjera mësohet se janë asgjësuar nëpërmjet djegies 70 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe sekuestrohet një sasi e kësaj lënde narkotike e ndarë në doza.

Këta 3 shtetas u kapën në flagrancë në fshatin Ishëm, pranë vendit ku kishin kultivuar 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në disa doza të gatshme për shitje.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat