“Poshtë diktatura!”/ Studentët e Mjekësisë protestojnë para Kuvendit, paralajmërojnë bojkotimin e vitit të ri akademik

Shqipëria

“Poshtë diktatura!”/ Studentët e Mjekësisë protestojnë para Kuvendit, paralajmërojnë bojkotimin e vitit të ri akademik

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:26
Protesta e studentëve

Studentët e Mjekësisë kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë, duke kundërshtuar ashpër miratimin me procedurë të përshpejtuar të projekt ligjit për parandalimin e largimit të mjekëve.

Me thirrje dhe brohorima, studentët e konsiderojnë mbajtjen me detyrim në atdhe një vendim të marrë në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut.

“Poshtë diktatura!”, “Mjekët ftohen, nuk detyrohen”- kanë qenë disa nga thirrjet e studentëve para Kuvendit. Studentët kanë

Vlen të theksohet se, qeveria ka vendosur për të mbajtur me detyrim për 5 vite studentët e mjekësisë në atdhe pas përfundimit të studimeve. Gjatë protestës së sotme studentët e konsideruan vendimin diskriminues, duke theksuar se prindrit e tyre paguajnë taksa që ata të arsimohen.

Nga ana tjetër ata kanë paralajmëruar gjithashtu bojkotimin e vitit të ardhshëm akademik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat