U gjetën të kultivuara 1541 bimë kanabis në tre fshatra në Lezhë, asgjësohen përmes djegies

Shqipëria

U gjetën të kultivuara 1541 bimë kanabis në tre fshatra në Lezhë, asgjësohen përmes djegies

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë gjetur 1541 bimë kanabis të mbjella në tre fshatra të Lezhës, në zona pyjore.

Përmes operacionit të koduar “Imazhi”, u zbuluan 1004 bimë kanabis të kultivuara në fshatin Buten të njësisë administrative Ungrej, 250 bimë kanabis në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej si dhe 287 bimë kanabis në fshatin Velë të njësisë administrative Kolsh, rrethi Lezhë.

Pas veprimeve procedurale, 1541 bimët e kanabisit u asgjësuan me anë të djegies, ndërkohë po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj vepre penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat