Operacion antikanabis në Krujë/ Zbulohen disa parcela, shoqërohen dy persona

Shqipëria

Operacion antikanabis në Krujë/ Zbulohen disa parcela, shoqërohen dy persona

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Forca të shumta policie zbarkuan këtë të mërkurë në Fushë-Krujë në kuadër të një operacioni të madh antikanabis.

Kontrolle intensive u zhvilluan në Malesine e Krujës, Nikël, Bilaj dhe Derven.

Gjatë kontrollit jane gjetur e shkatërruar dhjetra parcela me kanabis. Deri tani nga operacioni që është ende duke u zhvilluar, janë shoqëruar vetëm dy persona.

Policia ka ushtruar vazhdimisht kontrolle në këtë territor për të zbuluar dhe asgjësuar bimët narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat