Procesi i Berlinit dhe Open Balkan, Rama tur ballkanik më 6-7 korrik

Shqipëria

Procesi i Berlinit dhe Open Balkan, Rama tur ballkanik më 6-7 korrik

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:34
Edi Rama

Në datat 6-7 korrik, ashtu siç edhe  paralajmëroi, kryeministri do të zhvillojë një tur ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe nismës “Open Ballkan” për të cilën tha se e ka kryer tashmë misionin e tij.

I shoqëruar dhe nga një pjesë e kabinetit qeveritar, Rama pritet të vizitojë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Sarajavën dhe Podgoricën.

Rama do të zhvillojë takime me krerët e shtetve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të ardhmes së nismës Open Balkan.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, kryeministri Rama njoftoi përmes një interviste ekskluzive për Euronews Albania se nisma Open Balkan e kreu misionin e saj dhe tashmë vendet e Balkanit Perëndimor do të duhet të fokusohen “kokë e këmbë” te Procesi i Berlinit.

“Në tetor Shqipëria pret për herë të parë Samitin e Berlinit. Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi”, deklaroi Rama në Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat