Atentati në Fushë Krujë, shoqërohen në polici tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Shqipëria

Atentati në Fushë Krujë, shoqërohen në polici tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 10:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë shoqëruar në polici në lidhje me atentatin që u krye mesnatën e djeshme në Fushë Krujë. 

Policia bën me dije se po kryhen kontrolle nëpër banesa dhe  tre personat e shoqëruar mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Krujë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat