Brenda makinës së djegur në Tapizë u gjetën tre kallashnikovë, si është gjendja e të miturit

Shqipëria

Brenda makinës së djegur në Tapizë u gjetën tre kallashnikovë, si është gjendja e të miturit

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Brenda makinës së djegur në Tapizë, e cila dyshohet të jetë e autorëve u gjetën tre armë zjarri tip kallashnikov.

Një atentat me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në orët e para të kësaj të marteje në Krujë.

Ka humbur jetën Ramazan Sino dhe është plagosur nipi i tij Alvi Bejtja. Mësohet se Sino ka qenë te nipi në fshatin Larushk, ndërsa shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, person me precedent penal.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë. Autor/ët kanë qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit me iniciale Gentjan Bejtja dhe drejt djalit të tij 13-vjeçar.

Viktima që ndodhej në oborrin e banesës së kunatit ka humbur jetën, ndërsa i mituri është dërguar në spital.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autor/ëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat