Fier: E vrau dhe e groposi tetëvjeçarin, Klodian Çalamani dënohet me burgim të përjetshëm

Shqipëria

Fier: E vrau dhe e groposi tetëvjeçarin, Klodian Çalamani dënohet me burgim të përjetshëm

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 16:42
Klodian Çalamani

Klodian Çalamani u dënua me burgim të përjetshëm.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e tetëvjeçarit Mateo Vasiut.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 16 nëntor 2021.

Mediat shqiptare raportojnë se Çalamani, fillimisht kishte abuzuar seksualisht me tetëvjeçarin, më pas e kishte vrarë duke e goditur me kazmë e lopata.

Por, ngjarja nuk mbaroi me kaq.

Autori i krimit e groposi të miturin në oborrin e shtëpisë së tij, duke tentuar për të fshehur gjurmët e krimit.

Pas raportimit të familjarëve, policia nisi të kontrollonte lagjen derisa gjeti trupin e të miturit të groposur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat