Pogradeci pa energji elektrike, përmbytja e një kabine elektrike shkakton probleme të konsiderueshme

Shqipëria

Pogradeci pa energji elektrike, përmbytja e një kabine elektrike shkakton probleme të konsiderueshme

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

48 orët e fundit qyteti i Pogradecit ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Sipas OSHEE, dy netë më  parë ka pasur një përmbytje të një kabine elektrike si pasojë e stuhisë së shiut e cila ka lënë pa energji pjesën më të madhe të qytetit pas mesnate.

Ndërkohë pasi kanë ndalur reshjet është tërhequr uji është bërë rivenia në punë e kabinës elektrike.

Por situata u përsërit  sërish mbrëmjen e djeshme, kur pas mesnate për 3-4 orë qyteti ka qenë sërish pa energji si pasojë e një defekti në transformator tek nënstacioni elektrik i qytetit.

Sipas të dhënave është punuar gjatë natës dhe ky problem është riparuar.

Ndërkohë probleme me energjinë elektrike ka patur edhe në Bradashesh te Elbasanit.

Një përcjellës i linjës së Tensionit të lartë  është këputur duke lënë pa energji zonën.a

Aktualisht po punohet për riparimin e linjës dhe verifikimin e dëmeve materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat