Bashkia e Vlorës! Konstituohet Këshilli Bashkiak, Dredha bën betimin

Shqipëria

Bashkia e Vlorës! Konstituohet Këshilli Bashkiak, Dredha bën betimin

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 12:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot është radha e Vlorës për të marrë detyrën të zgjedhurit e rinj të pushtetit vendor.

Në qytetin bregdetar është konstituuar këshilli bashkiak, si dhe bën betimin kryetari i ri Ermal Dredha.

Gazetari i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi raporton se “prej orës 11:00 është duke u zhvilluar edhe mbledhja e parë e konstituimit të këshillit bashkiak për Bashkinë e Vlorës, por edhe marrja e detyrës për kreun e ri të kësaj bashkie, Ermal Dredha.

Në fakt, këtë mbledhje e ka nisur Prefekti i Qarkut të Vlorës i cili ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbledhje dhe më pas, takimi është drejtuar nga anëtari i këshillit më i vjetër në këtë mbledhje, Simo Petro Milo.

Në mbledhje kanë marrë pjesë deputetët e Vlorës, drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, si dhe pjesëmarrës të tjerë. Ish-kryetari Dritan Leli pritet të jetë në takim për t’i dhënë më në fund drejtimin Ermal Dredhës për Bashkinë e Vlorës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat