Arrestohet drejtuesi i motorit që u përplas me autobusin e linjës së Unazës! Policia: Ishte pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt

Shqipëria

Arrestohet drejtuesi i motorit që u përplas me autobusin e linjës së Unazës! Policia: Ishte pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Policia ka vendosur në pranga drejtuesin e motorit që u përplas me autobusin e linjës së Unazës mëngjesin e së dielës (2 korrik) në rrugën “5 Maji”.

Sipas policisë, shtetasi H. Gj., banues në Tiranë po lëvizte në sens të kundët dhe pa leje drejtimi.

Nga aksidenti mbeti i plagosur një 12 vjeç, pasagjer në motor, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat