Me motor për urgjenca! Për të ndihmuar në trafik dhe kur rrugët janë të ngushta

Shqipëria

Me motor për urgjenca! Për të ndihmuar në trafik dhe kur rrugët janë të ngushta

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Shpesh ankohemi se ambulanca mbërrin në vendngjarje por nuk mund të afrohet tek pacienti për shkak të rrugicave të ngushta apo ndërtime që janë bërë pa zbatuar distancat ndërmjet njëri- tjetrit duke bërë qe ndihma të ofrohet me vonë.

Por  drejtori i qendrës kombëtare të urgjencës ka tanimë një zgjidhje për këto raste si dhe për rrugët pedonale në zonat turistike, duke futur motorin mjekësor

“Është një risi motori mjekësor, për këto qëllime sidomos për zonat turistike të qyteteve në pedonale ku nuk hun dot automjeti”-tha Skënder Brataj

Një tjetër risi është automjeti mjekësor i cili do të instalohet pranë qendrës kombëtare te Urgjencës dhe që do të shërbejë për t’i dhënë ndihme mjekësore në vendin pacientit në  raste aksidenti duke fituar kohën që do të merret transporti me ambulancë.

Ka edhe futjen e një modeli të ri të një automjeti mjekësor që do vijë në Tiranë. Ne kemi një njësi të lëvizshme me një drejtues që shkon ku ka një event madhor siç janë përmbytjet e tërmeti. Ka një qendër komandimi në vendngjarje që koordinon personelin” tha Skënder Brataj.

I gjithë ekipi i qendrës kombëtare të urgjencës po trajnohet për  të ofruar ndihmë dhe për të qenë më të përgatitur në raste emergjencash mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat