Eksodi i ambasadave, 2 korrik 1990/ Mbi 5 mijë shqiptarë hynë në ambasadat e vendeve perëndimore

Shqipëria

Eksodi i ambasadave, 2 korrik 1990/ Mbi 5 mijë shqiptarë hynë në ambasadat e vendeve perëndimore

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Si sot 33 vite më parë, mbi 5 mijë shqiptarë hynë në ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë.

Kjo ishte një ngjarje historike për zhvillimet e kohës dhe një goditje e fortë ndaj regjimit komunist që ishte në ditet e tij të fundit.

Pjesa më e madhe e qytetarëve hynë në ambasadën gjermane mbi 3 mijë persona. Rreth 700 të tjerë në ambasadën italiane, ndërsa pjesa tjetër u strehuan në ambasadën e Francës dhe të Çekosllovakisë.

Refugjatët e asaj kohe qëndruan në oborret e ambasadave për 11 dite, nga data 2 korrik deri në 13 korrik te vitit 1990 kur dhe u nisën drejt Portit të Durrësit.

Ata që kapërcyen muret e ambasadave përjetuan momente shumë të vështira, sepse u ndanë nga të afërmit e tyre pa e ditur për sa kohë dhe pa ditur se cili do ishte fati i tyre. Nëse do të mundnin të realizonin ëndrrën për të shkuar në perëndim, apo do ishin viktimat e radhës së regjimit komunist.

Por problematike situata ishte edhe nga ana shëndetësore duke qenë se ishte verë, temperaturat ishin shumë të larta  dhe mungonin kushte higjenike.

Për këtë situatë pati dhe një ndërhyrje të OKB që siguroi refugjatëve se do shkonin në vendet e origjinës së ambasadave.

Dhe në fakt ashtu ndodhi mijëra shqiptarë u nisën drejt Portit të Durrësit mëngjesin e 13 korrikut dhe nga aty udhëtuan drejt Barit në Itali. Më pas të gjithë u dërguan në vendet e ambasadave ku kishin hyrë. Regjimi komunist u pajtua me këtë situate që tregoi fillimin e fundit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat