Makina futet brenda lokalit, plagosen babë e bir

Shqipëria

Makina futet brenda lokalit, plagosen babë e bir

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në afërsi të Liqenit të Farkës, ku një automjet është futur brenda një lokali.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina përfundoi brenda biznesit.

Për pasojë, mbetën të plagosur babë e bir, respektivisht Ç.B. 50 vjeç dhe D.B. 25 vjeç, të cilët janë pronarët e lokalit.

Këta të fundit u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat