Pas Komisariatit, ndryshime dhe në Prokurorinë e Sarandë, transferohen 3 prokurorë

Shqipëria

Pas Komisariatit, ndryshime dhe në Prokurorinë e Sarandë, transferohen 3 prokurorë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 13:55
Prokuroria

Pas Komisariatit të Policisë Sarandë, edhe Prokuroria do i nënshtrohet ndryshimeve në strukturën e saj.

Në mbledhjen e datës 27 qershor, Këshilli Lartë i Prokurorisë ka miratuar renditjen e Prokurorëve të cilët kishin kërkuar transferim në rrethet e tjera.

Kështu në bazë të vendimit, pritet largimi nga Saranda i Prokuroreve Ilir Hoxha, Alba Dhima dhe Aurora Hajro.

Hoxha do të transferohet në Durrës ndërsa Dhima e Hajro në Vlorë. Vakancat pritet të zëvendësohen me magjistratët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat