Bllokohen 7 mjete lundruese që lëviznin jashtë zonave të përcaktuara

Shqipëria

Bllokohen 7 mjete lundruese që lëviznin jashtë zonave të përcaktuara

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Shtatë mjete lundruese, 1 varkë turistike, 2 skafë, 3 Jet Ski dhe 1 gomone, të cilat lëviznin jashtë zonave të përcaktuara dhe pa dokumentet e nevojshme në bord, janë bllokuar nga policia kuftirare

Në Dhërmi u bllokua një mjet lundrues për argëtim “Jet Ski”, që lëvizte jashtë zonës së përcaktuar dhe pa dokumentet e nevojshme në bord dhe drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me 110 000 lekë të reja gjobë. Po ashtu u bllokua edhe një varkë turistike, drejtuesi i së cilës e ushtronte këtë veprimtari ekonomike, për turistët dhe për pushuesit, i papajisur me licencën përkatëse. Ai u gjobit me 100 000 lekë të rinj.

Po në Dhërmi u bllokuan 3 mjete lundruese (gomone, skaf dhe Jet Ski). Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan gjobë 10 000 lekë të rinj secili.

Në Sarandë u bllokua një mjet lundrues skaf me fuqi të madhe motorike, pasi duke qenë se lëvizte në zonë të ndaluar, përbënte rrezik për pushuesit. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Në Durrës u bllokua një mjet lundrues për argëtim “Jet Ski”, që po ashtu lëvizte pa dokumentet e nevojshme në bord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat