Tregtonte në marketin e tij, produkte të skuadra dhe kontrabandë, kush është 50-vjeçari i arrestuar në Korçë

Shqipëria

Tregtonte në marketin e tij, produkte të skuadra dhe kontrabandë, kush është 50-vjeçari i arrestuar në Korçë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:42
Mallrat

Tregtonte në marketin e tij, produkte që iu kishte kaluar data e skadencës, lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Entel Spahillari.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohen mallrat dhe produktet që shiteshin në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, në qarkun e Korçës, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjit dhe standardeve të tregtimit të produkteve të konsumit, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Task Forcën dhe Drejtorinë e Hetimit të AKU Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Marketi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 50 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të këtij shtetasi, në lagjen nr. 5, u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës dhe kishte ndërhyrje të dukshme në stampat e këtyre datave, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin pa licencën e posaçme.

Këto mallra dhe produkte u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat