“Që të ndëshkosh kryetarët e bashkive duhet t’i kapësh si Gjici, me presh në gojë”

Shqipëria

“Që të ndëshkosh kryetarët e bashkive duhet t’i kapësh si Gjici, me presh në gojë”

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 21:57
Lefter Maliqi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi për të mos u përsëritur zgjedhjet në Kuçovë.

Lefter Maliqi e konsideroi vendimin si politik, ndërsa u shpreh që të ndëshkohet një qeveritar duhet të kapet si Safet Gjici, me presh ne dorë.

“Pas këtij vendimi të merrnit në pyetje Hajdarin e Kuçovës që nuk do të lidhë dy fjalë. Ky vendim ishte i njëjti që unë kisha nga burimet e mia nga rilindja sepse donin ta shpallnin fitues dhe në vjeshtë për shkak të formularit të dekriminalizimit të bëhen zgjedhje me kandidatë tjetër. Sepse me këtë kandidat ishte e pamundur. Në Kuçovë ishte votim alla afrikance.

Këto zgjedhje janë zgjedhje që edhe OSBE ODIHR do japin konkluzione famëkeqe, zgjedhje që nuk u njohën nga opozita dhe nuk do njihen.

Këtu që të ndëshkosh kryetarët e bashkive apo qeveritarëve duhet ti kapësh si Gjici , me provë ose me presh në dorë apo në gojë, Se edhe ky Hajdari më keq se ai ishte po nuk ishte me pamje filmike, e di gjithë Kuçova.

Unë jam më i qetë se kurrë se i tregova shqiptarëve ja çfarë ndodh. Nesër ne ti marrim njerëzit ti cojmë me fis dhe të votojnë në një kuti se nuk ka problem. Ti themi votoni me karta dhe rrini jashtë shtetit. Ky ishte një vendim politik.Sot për mua fitoi krimi, korrupsioni dhe shperdorimi i detyresl. Te dashur shqiptare mundhuni te kapni me presh ne dore dhe goje keta pushtetare”, tha Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat