Një person përfundon i plagosur në spitalin e Korçës, ja arsyeja

Shqipëria

Një person përfundon i plagosur në spitalin e Korçës, ja arsyeja

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Një shtetas është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Sipas dëshmisë nga vetë i plagosuri ai bën të ditur se ka pësuar aksident në afërsi të fshatit Ciflig nga një mjet i cili e ka përplasur.

Sipas bluzave të bardha i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për policinë mbetet ende i paqartë aksidenti pasi shoferi që është ndaluar në afërsi të fshatit Ciflig ka dëshmuar se nuk e ka aksidentuar personin në fjalë.

Policia po kryen hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë nga bizneset afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat