Caktohen ekspertë të rinj për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të Lefter Allës

Shqipëria

Caktohen ekspertë të rinj për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të Lefter Allës

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 17:20
Lefter Alla.

Gjykata e Posaçme ka caktuar një grup të ri ekspertësh për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ekspertët e parë kishin dalë në përfundimin se Lefter Alla nuk e përballon dot burgun dhe i rrezikohet jeta nga mbajtja i izoluar.

Ky akt nuk e bindi prokurorinë dhe kërkesa e saj u pranua për ekspertë të tjerë.

Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë, lidhur me tenderin me vlerë afro 3 milionë euro për projektin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat