“Organi i parë që dëmtohet nga përdorimi është truri”, mjeku toksikolog për legalizimin e kanabisit mjekësor: Ilaçet e prodhuara, kryesisht në fushën e onkologjisë

Shqipëria

“Organi i parë që dëmtohet nga përdorimi është truri”, mjeku toksikolog për legalizimin e kanabisit mjekësor: Ilaçet e prodhuara, kryesisht në fushën e onkologjisë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 21:57
Alert Drishti

Në emisionin “Open” në News24 mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me legalizimin e kanabisit për qëllime shëndetësore.

I ftuar në studio mjeku toksikolog Alert Drishti u shpreh se është dakord për legalizimin me qëllim prodhimin e medikamenteve, por se është totalisht kundër për përdorimin e kanabisit, pasi rrezikon dëmtimin e trurit dhe kancerin e pulmoneve.

Ai ka shtuar se kryesisht nga kanabisi prodhohen medikamente që përdoren për trajtimin e pacientëve të Onkologjisë.

“Dëmi i tyre është i qartë. Kanabis ka THC dhe disa kanaboidë të tjerë, organi i parë që dëmtohet është truri. Rrezikohet edhe kanceri pulmoneve.

Nëse kjo bimë do përdoret për medikamente, nuk ka njeri që është kundër.

Kanabisi që do mbillet tek do dërgohet jashtë ku do të përpunohet. Për ligjin për kanabisin mjekësor do isha pro ndërsa për përdorimin e tij për qëllime të tjera, normalisht që jo.

Medikamentet e prodhuara nga kanabisi janë kryesisht të fushës së onkologjisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat