Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Himarës/ Ambasadorja greke: Goditje e madhe në shtetin e së drejtës

Shqipëria

Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Himarës/ Ambasadorja greke: Goditje e madhe në shtetin e së drejtës

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:28
Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Himarës/ Ambasadorja greke: Goditje e madhe në shtetin e së drejtës

Ambasadorja e Greqisë Kostandina Kamitci ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Bashkisë në Himarë, duke thënë se kjo çështje është goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe se do ta çojmë deri në fund.

Mungesa sot, nga mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Himarë, e Kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike Fredi Beleri, përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë.

 Do të ishte regres i madh në përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e shtetit të së drejtës, të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie i zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit as nuk rëndojnë akuza dhe i cili nuk është gjykuar dhe dënuar. 

BE është mbi të gjitha komunitet parimesh, parime të cilat do të duhet të zbatojë çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i tij”, tha ambasadorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat