Kultivonin kanabis në një fshat të Elbasanit/ Arrestohen 2 prej autorëve, tjetri në kërkim

Shqipëria

Kultivonin kanabis në një fshat të Elbasanit/ Arrestohen 2 prej autorëve, tjetri në kërkim

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë identifikuar si autorë për kultivimin e kanabsit në fshatin Seltë të Elbsanit.

Komisariati i Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve antikanabis, kanë gjetur të kultivuara në një pronë publike, 80 bimë të tjea kanabis, pasi gjatë fazës së parë të operacionit “Krasta”, u asgjësuan nga territori i fshatit Seltë, 160 bimë kabanis.

Si rezultat u identifikuan 3 autorët, konkretisht 51-vjeçari A. D., dhe 56-vjeçari S. D., të dy banues të fshatit të cilët u kapën dhe u vunë në pranga, si dhe 40-vjeçari E. M., banues në Krujë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e 40-vjeçarit.

Siaps policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat