Deklarata e fortë e juristit të njohur: Alma Kaçi mund të jetë bashkëpunëtore e drejtësisë, prova përtej videos erotike

Shqipëria

Deklarata e fortë e juristit të njohur: Alma Kaçi mund të jetë bashkëpunëtore e drejtësisë, prova përtej videos erotike

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 14:53
Safet Gjici dhe Alma Kaçi

Juristi Jordan Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se Alma Kaçi, gruaja që shfaqet në videon seksuale në zyrën e ish-kreut të bashkisë së Kukësit Safet Gjici mund të jetë bashkëpunëtore e drejtësisë.

Masa e lehtë e sigurisë e dhënë ndaj saj është përjashtim nga rregulli masiv në atë gjykatë, sipas Dacit ku 90 për qind e masave janë arrest me burg, edhe pse mund të kenë pasur arsye të forta për të qenë në liri.

Kjo sipas tij nuk e përjashton mundësinë që Kaçi të ketë servirur informacione që kanë ndihmuar organin e akuzës.

Mënyra se si është trajtuar me masën e sigurisë, në një kohë që njerëz të tjetër në pozitat e saj do ishin në burg, tregon mundësinë se mund të ketë servirur informacione dhe mund të jetë në të ardhmen një bashkëpunëtore e drejtësisë. Nuk është standard i zakonshëm që rasti i saj të ishte në arrest shtëpie, është përjashtim nga rregulli masiv në atë gjykatë, ku 90 për qind e masave janë arrest me burg. Mundet të zbërthejë gjithë skemën e asaj që ka ndodhur; ku, si, pse, dhe mund të shndërrohet në një bashkëpunëtore të drejtësisë e mund të përjashtohet fare nga dënimi. Mund të ketë dhënë informacione që kanë ndihmuar organin e akuzës”, shpjegoi juristi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat