Më mirë në anglisht se në shqip! Notat e maturës tregojnë hendekun

Shqipëria

Më mirë në anglisht se në shqip! Notat e maturës tregojnë hendekun

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Gjuha shqipe ndër vite ka humbur garën me anglishten bazuar në notat e provimeve të maturës.

Edhe këtë vit, në testin e gjuhës angleze ka rezultate më të larta se në testin e gjuhës shqipe. 384 maturantë kanë marr notën 10 absolute në anglisht, ndryshe nga rezultatet e gjuhës shqipe dhe letërsisë ku kanë marr notën maksimale vetëm 15 nxënës.

“Duhet ta pranojmë, se interesi I të rinjve është në rritje për gjuhët e huaja. Me mbështetjen edhe të familjes dhe në shkolla, ka pasur një hov sidomos anglishtja që reflektohet në nivel më të mirë nxënësish”- tha Elsa Sheqi, mësuese e gjuhës angleze, “Asim Vokshi”

Por mësuesit e anglishtes bëjnë një krahasim të strukturës së dy provimeve si dhe nxjerrin në pah se gjatë viteve të gjimnazit nxënësit zhvillojnë 3 orë mësim në javë lëndën e gjuhës angleze, ndërsa gjuha shqipe dhe letërisa bëhet nga dy orë secila në javë.

Gjuha shqipe dhe letërsia është dy lëndë në një testim, ndërsa në anglisht është nivel B2 dhe testohen maturantët për gramatikën jo për letërsinë angleze. Kjo ndikon disi”- tha Elsa Sheqi, mësuese e gjuhës angleze, “Asim Vokshi”

Përveç krenarisë që shfaqin arsimtarët e anglishtes për notat e mira që maturantët marrin aty, sërish ata shqetësohen për arritjet në gjuhën amtare dhe kërkojnë që rezultatet të reflektojnë politika arsimore me rëndësi të shtuar për shqipen.

Gjuha e huaj mësohet kur ke baza të forta të gjuhës amtare. Është e rëndësishme të dime mirë gjuhën shqipe pa diskutim, që të kemi më të lehtë për të mësuar gjuhët e huaja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat