Dritan Zagani: Punoj në Zvicër, marrë rrogë sa dy ministra shqiptarë

Shqipëria

Dritan Zagani: Punoj në Zvicër, marrë rrogë sa dy ministra shqiptarë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 17:02
Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani

Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani tha në një intervistë për Euronews Albania se lufta reale kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri shumë pak ka ndryshuar nga viti 2016.

Sipas tij, interesat e atyre që drejtojnë është që situata të jetë kështu siç është pasi sjell përfitime të mëdha për ta.

Ai tregoi se në Zvicër, ku jeton si azilant pas largimit nga Shqipëria, paguhet sa dy ministra shqiptarë dhe s’i ngel asgjë në fund të muajit ndërkohë që në Shqipëri, me lekët e fituara nga droga ngrihen pallate dhe hotele me 5 yje.

“Punoj në Zvicër, marr rrogën sa dy ministra shqiptarë dhe s’më ngelet asgjë në fund të muajit, shqiptari thotë punova 6 muaj në emigracion dhe ngre hotelin me 5 yje. Problemi qëndron sa është vullneti për atë që flitet, për mua është një  farsë, edhe ajo që thonë ndërkombëtarët”, tha Zagani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat