“500 euro për kokë”/ Transportonte me furgon 11 klandestinë, pranga të riut në Gjirokastër, e pëson dhe bashkëjetuesja e tij

Shqipëria

“500 euro për kokë”/ Transportonte me furgon 11 klandestinë, pranga të riut në Gjirokastër, e pëson dhe bashkëjetuesja e tij

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:24
Policia

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 11 emigrantë nga vendet e treta. Pas hekurave përfundoi shtetasi Julian Locaj, ndërsa u procedua bashkëjetuesja e tij, 32-vjeçarja me inicialet B. S., banuese në Tiranë. Burime zyrtare bënë me dije se arrestimi i të riut u bë në aksin nacional “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Serat në Mashkullorë”.

Ka dyshime se i riu kishte marrë 500 euro/person, ndërkohë janë sekuestruar 5500 euro të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 65”. U kapën në flagrancë teksa transportonin 11 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person, arrestohet një 35-vjeçar dhe procedohet penalisht një 32-vjeçare (bashkëjetues). Sekuestrohen 5500 euro të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me ata të Seksionit Operacional të DVP Gjirokastër dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të transportimit të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 65”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. S., 32 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëjetues).

Në aksin nacional “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Serat në Mashkullorë”, këta shtetas u kapën në flagrancë teksa transportonin në drejtim të Shkodrës, me një automjet tip furgon që drejtohej nga 35-vjeçari, 11 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5500 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat