Rama: Finalizohet kalendari kulturor dhe artistik, tashmë çdo gjë në 1 aplikacion

Shqipëria

Rama: Finalizohet kalendari kulturor dhe artistik, tashmë çdo gjë në 1 aplikacion

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Kryeministri Rama ka qenë këtë të premte në prezantimin e një aplikacioni të ri i cili synon të promovojë sa më mirë bukuritë, artin dhe kulturën shqiptare.

TEA( Turism Events of Albania) është emri i këtij aplikaciuoni që sipas kryeministrit ka ardhur si pasojë e një pune të nisur prej vitesh  dhe që do të jetë në zhvillim të vazhdueshëm.

"Kalendari Kulturor dhe Artistik është një punë e filluar prej vitesh bashkë me Mirelën, dhe sot është në një fazë të re, por në zhvillim të vazhdueshëm sepse e besojmë shumë që Shqipëria turistike është përtej ujërave të mrekullueshëm të detit, përtej majave magjike të maleve, përtej luginave e bukurive natyrore në tërësi dhe arsyet për ta vizituar janë shumë më tepër se sa kaq.

Bashkimi në ofertën tonë turistike i trashëgimisë kulturore, artit, gatimit, aktiviteteve më bashkëkohore janë një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur kapacitetin që Shqipëria ka në thithjen e turistëve nga e gjithë bota dhe faktikisht ky kalendar me këtë aplikacion bëhet tërësisht i aksesueshëm.

Çdokush informohet në kohë reale, sipas vendndodhjes për çdo mundësi që ka në një perimetër të caktuar për të aksesuar teatër, koncerte, festa, muzeume e të tjera me radhë. Ky aplikacion është pasqyre e një pune në gjithë territorin e vendit, e gjitha tanimë mblidhet në një vend dhe publikohet dhe njëkohësisht vihet në dispozicion të kujtdo nëpërmjet ndërveprimit me të gjitha institucionet, gjë që ka nisur ta bëjë Agjencia Kombëtare e Turizmit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat