Shkatërrohet grupi shqiptar i narkotrafikut, 35 persona të arrestuar, sekuestrohen 1 milionë euro

Shqipëria

Shkatërrohet grupi shqiptar i narkotrafikut, 35 persona të arrestuar, sekuestrohen 1 milionë euro

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Interpol ka zhvilluar një aksion të madh kundër trafikut të drogës në tre shtete të ndryshme Gjermani, Itali dhe Holandë.

Nga aksioni i interpol u shkatërrua rrjeti shqiptar i narkotrafikut, ku ranë në pranga 35 persona dhe u sekuestruan mbi 1 milionë euro.

Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për shpërndarje të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.

Sipas Europol anëtarët e këtij grupi dhunonin, torturonin, dhe shantazhonin rivalët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat