Kryetari i ri i Bashkisë Has bën betimin, tensione në konstituimin e Këshillit Bashkiak

Shqipëria

Kryetari i ri i Bashkisë Has bën betimin, tensione në konstituimin e Këshillit Bashkiak

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:00
Has

Dy data të njoftuara për konstituimin e Këshillit Bashkia kanë sjell përplasje mes anëtarëve të ri dhe kryetarit të zgjedhur me administratën dhe policinë bashkiake të Hasit. Këshilltarët dhe kryetari i zgjedhur Miftar Dauti janë ndaluar të hyjnë në sallën e mbledhjes së Këshillit dhe dera ka qenë e kyçur.

Më pas grupi i këshilltarëve prej 12 të zgjedhurish nga 21 që ka gjithsej këshilli i Bashkisë Has ka vijuar mbledhjen në hollin e katit të parë të godinës së bashkisë të improvizuar.

Në këtë moment ka mbërritur kryetari në ikje i Bashkisë së Hasit Liman Morina, i cili u ka kërkuar anëtarëve prezent të ulen për diskutim për zhvillimin e mbledhjes në një ditë tjetër, kërkesë kjo e refuzuar nga anëtarët e djathtë.

13 anëtarët e këshillit kanë vijuar normalisht punën në verifikimin e mandateve për këshilltarët prezent, zgjedhjen e kryetarit të ri të këshillit e betimin e kryetarit të ri të Bashkisë Has Miftar Dauti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat