Zv.ministri i Brendshëm zbulon arsyet pse policia ndërhyri në kampin e MEK në Manzë

Shqipëria

Zv.ministri i Brendshëm zbulon arsyet pse policia ndërhyri në kampin e MEK në Manzë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 00:13
Andi Mahila

Andi Mahila, zëvendësministri i Brendshëm, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ndërhyrja e policisë para dy ditëve në kampin e MEK në Manzë u bë pas dyshimeve se aty përdoreshin mjete elektronike për kryerjen e sulmeve të ndryshme kibernetike ndaj shtetasve, organizatave dhe institucioneve.

“Policia ka bërë detyrën e saj, në zbatim të vendimit të gjykatës dhe urdhërit të prokurorit numër 262 datë 19 qershor 2023, natyrisht mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme se mendohej se përdoreshin mjete elektronike me qëllim kryerjen e sulmeve të ndryshme kibernetike daj shtetasve, organizatave dhe institucioneve.

Ndërhyrja u bazua në planin operacional të zbatuar nga Policia e Shtetit dhe janë fate të bëra të ditura nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ajo që ndodhi na ka shkaktuar keqardhje për mënyrën se si anëtarët e MEK kanë reaguar ndaj operacionit të policisë të bazuar në zbatimin e ligjit në Shqipëri, një detyrim që organizata MEK e ka marrë ndaj shtetit shqiptar që para se të vinin anëtarët e saj në Shqipëri.

Me këto veprime të tyre është shkelur rëndë një ndër angazhimet që kjo organizatë ka marrë ndaj shtetit shqiptar dhe ndjejmë keqardhje sepse gjithë këto vite institucionet janë angazhuar për t’i ndihmuar dhe mbrojtur ata ndaj kërcënimeve që kanë patur”-tha Mahila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat