Studentët e mjekësisë sërish në protestë, Gjata: Tarifa reale përllogaritet 3000 €

Shqipëria

Studentët e mjekësisë sërish në protestë, Gjata: Tarifa reale përllogaritet 3000 €

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:37
Studentët e mjekësisë

Studentët e mjekësisë janë të vendosur të mos pranuar asnjë propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë sa kohë ata vihen përballë zgjedhjes së pagesës së plotë apo qëndrimit të tyre në Shqipëri për 3 vite.

Rektor i universitetit të mjekësisë, Arben Gjata, thotë se asgjë nuk është vendosur, gjithçka është në proces diskutimi dhe ky është vetëm një nga opsionet.

Pjesë e diskutimit është edhe se kjo kontratë është për të gjithë studentët apo vetëm për ata që hyjnë në vit të parë. Gjata i sugjeron që studentët duhet të provojnë punën në sistem, por mjekët e rinj kanë tjetër mendim.

Për t’i shkuar deri në fund idesë së tyre, studentët kanë lajmëruar për një tjetër protestë e cila do të mbahet të premten. Ata do të marshojnë nga Fakulteti i Mjekësisë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat