Po punonte tokën pranë Shkumbinit, dyshohet se 46-vjeçarin e ka marrë rrjedhja e lumit, nisin kërkimet

Shqipëria

Po punonte tokën pranë Shkumbinit, dyshohet se 46-vjeçarin e ka marrë rrjedhja e lumit, nisin kërkimet

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Një 46-vjeçar rezulton i humbur që prej mbrëmjes së 20 qershorit në Elbasan.

Sipas familjarëve, shtetasi me iniciale P.P. ka qenë duke punuar tokë pranë sipërfaqes së lumit dhe nuk është kthyer më në banesë.

Ata kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa dyshimin kryesor e lidhin me frikën se 46-vjeçarin mund ta ketë marrë rrjedha e lumit gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit.

Përveç policisë, drejt zonës janë nisur edhe polumbarët e RENEA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat