Gjendet e mbytur një grua në liqenin e Pogradecit

Shqipëria

Gjendet e mbytur një grua në liqenin e Pogradecit

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 08:10
Pogradec

Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Pogradecit. Gazetari Roland Beqiraj raporton se viktima është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Kjo e fundit ka rrethuar perimetrin dhe është duke kryer hetimet e caktuara. Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës. Sipas informacioneve, mendohet të jetë mbi 70 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet e para, dyshohet se e moshuara është vetëmbytur.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat