U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Gjirokastër

Shqipëria

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Gjirokastër

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:59
Policia

Finalizohet operacioni i koduar ‘Road Guard 63’. Dy persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga kanë rënë shtetasit R. R., 49 vjeç dhe F. M., 39 vjeç, banues në Durrës.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

DVP Gjirokastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 63”.

U kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 15 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 63”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. R., 49 vjeç dhe F. M., 39 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, shtetasit R. R. dhe F. M. janë kapur në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, me 2 automjete, në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë nga vendet MENA që kishin synim kalimin e paligjshëm në vendet fqinje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat