Aksioni në kampin e muxhahedinëve në Manzë, gazetarja jep detaje: Janë sekuestruar laptop dhe pajisje elektronike

Shqipëria

Aksioni në kampin e muxhahedinëve në Manzë, gazetarja jep detaje: Janë sekuestruar laptop dhe pajisje elektronike

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 15:37
Manzë

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se gjatë aksionit të policisë së zhvilluar mëngjesin e sotëm në kampin e muxhahedinëve në Manzë, janë sekuestruar disa laptop e pajisje të tjerë elektronike.

“Policia ka sekuestruar disa laptop dhe pajisje të tjerë elektronike, por mbetet e paqartë nëse do të mund t’ shërbejnë hetimit. Prokuroria e Posaçme deri tani nuk ka bërë një deklaratë sa i përket të dhënave”, raportoi gazetarja Lala.

Ky aksion i policisë u shoqërua me përplasje mes efektivë dhe muxhahedinëve të cilët kundërshtuan aksionin dhe akuzuan policinë për dhunë.

Ndërkohë të paktën 19 prej tyre ndodhet tek Trauma dhe 3 të tjerë në QSUT për të marrë trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat