Policia shqiptare u soll si terroriste”, banorët e kampit Ashraf në protestë: Vranë vëllezërit tanë, ne jemi civilë

Shqipëria

Policia shqiptare u soll si terroriste”, banorët e kampit Ashraf në protestë: Vranë vëllezërit tanë, ne jemi civilë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 12:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Teksa për gati 5 orë u ushtruan kontrolle nga policia në kampin e muxhahedinëve në Manzë, kjo e fundit hasi në kundërshti të mëdha nga opozitës iraniane.

Ky plan operacional i urdhëruar në SPAK, ka përfunduar në përleshje, ndërsa flitet dhe për 2 persona të vrarë dhe disa të plagosur. Ndonëse zyrtarisht nuk konfirmohet nga Policia e Shtetit se dy persona kanë humbur jetën, mbi 1 mijë banorë të këtij kampi janë hedhur në protestë.

“Dua të di nëse policia shqiptare është për mbrojtje apo terroriste. Erdhi sot në kamp dhe vrau dy vëllezër tanë. Disa të tjerë janë në spital. Ju na keni strehuar, por nuk funksionin kështu. Ne jemi njerëz, civilë, por Shqipëria humbi gjithçka kështu.”, tha një prej protestuesve.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24, se kampi në fjalë është i rrethuar dhe i survejuar nga kamerat. “4 vite më parë ka pasur një hetim të nisur nga prokuroria e Tiranës, dhe mbi bazën e këtyre hetimeve u arrestua një ish-anëtar i kampit që u dënua me 15 vite burg. Ata ishin duke planifikuar atentate terroriste, ndaj dhe samiti në Manzë u anulua. Nuk ka pasur kaq shumë forca policie.”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat