Gazetari: Gruaja që “fundosi” Gjicin erdhi në zyrën time para skandalit, ja ç’më kërkoi

Shqipëria

Gazetari: Gruaja që “fundosi” Gjicin erdhi në zyrën time para skandalit, ja ç’më kërkoi

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 12:17
Gazetari: Gruaja që “fundosi” Gjicin erdhi në zyrën time para skandalit, ja ç’më kërkoi

Skandali i videos erotike të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka shkaktuar neveri dhe reagime të shumta nga qytetarë të thjeshtë, por edhe nga politikanë dhe personazhe të njohur për publikun shqiptar.

Në lidhje me skandalin e Gjicit ka folur edhe gazetari Ismet Drishti. Në një intervistë për Euronews Albania, Drishti tha se ka takuar gruan që shfaqet në videon erotike të Gjicit, disa ditë para skandalit.

Ai tregoi se vajza kishte shkuar në televizionin që ai drejton dhe e kishte pyetur nëse ishte i interesuar për të bërë emision investigativ. Por ai refuzoi të pranonte ofertën e saj.

“Ajo ka punuar në emisione investigative, ka bërë gjëra të tilla edhe më parë. Ka edhe njerëz të tjerë që kanë rënë në grackën e saj, nuk dua të përmend emra pasi janë edhe njerëz që nuk jetojnë më. I kam thënë që nuk është punë për mua, unë jam shkodran, s’e bëjmë dot policin. Ky mund të ishte një emision investigativ. Nuk ka media në mes, kjo duket”, tha Drishti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat