Në prag të largimit nga Shqipëria, ambasadorja Kim takohet me ministren, Xhaçka: Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të ikë

Shqipëria

Në prag të largimit nga Shqipëria, ambasadorja Kim takohet me ministren, Xhaçka: Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të ikë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 22:10
Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, ka pritur sot ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim, në prag të përfundimit të detyrës së saj në vendin tonë.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale Xhaçka shprehet se është e trishtueshme “të shohësh një mike të mirë të largohet.

“Mikprita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet.

Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë. I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat