Nis korrja e grurit në zonën e Grabjanit

Shqipëria

Nis korrja e grurit në zonën e Grabjanit

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 14:06
Ilustrim

Fermerët e fshatit Grabjan në Lushnje kanë nisur të korrin grurin, por po përballen me mungesë tregu dhe kapacitetesh për magazinim.

Teksa kostot e prodhimit shkojnë deri në 5 mijë lekë për kuintal, fermerët tregojnë se e njëjta sasi gruri shitet aktualisht në treg me gati gjysmën e kostos së prodhimit.

Prodhuesit e grurit, tregojnë gjithashtu se për shkak të burokracive nuk përfituan as subvencionin prej 30 mijë lekësh për hektarë

Teksa ka nisur korrja e grurit, fermerët tregojnë se grumbulluesit kanë ulur çmimin e blerjes së tij deri në 27 mijë lekë për kuintal, apo gati dyfish më lirë se kostot e prodhimit.

Ata ankohen se nga Ministria e Bujqësisë nuk kanë përfituar as subvencionet, për shkak të procedurave burokratike.

Në kushtet kur nuk ka treg, fermerët po përballen me problemin e mungesës së magazinimit të grurit, për ta shitur në një periudhë kur çmimi të jetë më i favorshëm.

Nga ana tjetër, fermerët tregojnë se këtë vit prodhimi është i mbarë duke dhënë deri në 45 kunital për hektarë. Vetëm në zonën e Garbjanit në Lushnje, llogaritet të jenë mbjellë rreth 609 hektarë me grurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat