Dy aksidente me pasojë vdekjen në Tiranë, ndërrojnë jetë pasagjeri dhe këmbësori

Shqipëria

Dy aksidente me pasojë vdekjen në Tiranë, ndërrojnë jetë pasagjeri dhe këmbësori

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Dy aksidente me vdekje janë regjistruar në Tiranë në një hark kohor prej 24 orësh.

Një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit teksa udhëtonte në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Si pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga goditja e fortë ka humbur jetën pasagjeri, 35-vjeç.

Ndërkohë një motor ka aksidentuar për vdekje një 82-vjeçar. Ngjarja është shënuar në afërsi të rrethrrotullimit i Saukut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat