I shpërthyen makinën me tritol në Tiranë, zbardhet dëshmia e biznesmenit

Shqipëria

I shpërthyen makinën me tritol në Tiranë, zbardhet dëshmia e biznesmenit

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Një shpërthim me tritol është regjistruar 2 ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Makinës së një biznesmeni nga Vlora i është vendosur lënda plasëse në pjesën e sipërme të kofanos.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz. Biznesmeni ka banesën në afërsi dhe kishte parkuar makinën aty afër.

Para hetuesve ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar.

Blutë akoma nuk kanë identifikuar autorin dhe po punon me vëzhgimin e kamerave të sigurisë për gjurmimin e tij. Në pamje shfaqet i vetëm teksa vjen pranë makinës dhe i maskuar lë lëndën plasëse dhe largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat