Dalja e përrenjve në Zemblak të Korçës/ Bëhet bilanci i dëmeve, 5 banesa të prekura, rruga e shkatërruar, ja situata

Shqipëria

Dalja e përrenjve në Zemblak të Korçës/ Bëhet bilanci i dëmeve, 5 banesa të prekura, rruga e shkatërruar, ja situata

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 13:13
Fshati Zemblak

Fshati Zemblak është një nga fshatrat që pati me shumë pasoja sa i përket shirave dhe daljes nga shtrati të përrenjve.

Dy ditë pas kësaj ngjarje dhe situatës së krijuar nga reshjet e dendura News24 është kthyer në këtë zonë. Përgjatë gjithë ditës së djeshme në terren kanë zbritur grupet e verifikimit për të bërë të mundur evidentimin e dëmeve në këtë fshat, përveç infrastrukturës rrugore e cila ka dëme të mëdha pasi nga mali kanë zbritur masiv me inerte.

Sipas shefit të emergjencave civile në këtë fshat janë evidentuar 5 banesa të dëmtuara dhe dëmtime të bazës ushqimore në fshatin Shamoll.

Puna e cila ka vijuar për orë të tëra nga të gjitha grupet e punës në terren ka bërë të mundur të pastrohet kanali kryesor kullues në këtë fshat për të mos pasur problematika.

Për të përballuar këtë situate jo vetëm në fshatin Zemblak, por edhe në fshatrat e tjerë Shamoll, Belorta, Kuç i Zi, Plase, Vranisht, Pilur dhe Bitinckë janë angazhuar në total rreth 200 forca dhe 32 mjete.

Sa i përket dëmeve në bujqësi sipas të dhënave të deritanishme nga bashkia Maliq nën ujë ka pasur parcela të vogla që patën pak probleme.

Ndërkohë sa i përket gjithë kësaj situate ditën e hënë do të zhvillohet në prefekturë një takim me të gjithë aktorët institucionalë, për raportimin e dëmeve dhe për koordinimin sa më të mirë të punës në vazhdim. Sakaq puna në terren do të vijojë me sistemimin e rrugëve me kanalizimin e ujërave të zeza etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat