Shisnin kokainë në lokalet e ish-Bllokut/ Dalin detajet, ja si ranë në “rrjetën” e policisë 5 personat

Shqipëria

Shisnin kokainë në lokalet e ish-Bllokut/ Dalin detajet, ja si ranë në “rrjetën” e policisë 5 personat

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 11:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema janë 5 personat që u arrestuan nga policia e Tiranës, të cilët shisnin kokainë në lokalet e Tiranës.

Vizion Plus mëson se Hetuesit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Tiranës siguruan prova të mjaftueshme për të arrestuar 5 personat që merrnin kokainë në Durrës dhe Shijak dhe më pas e shisnin në Tiranë, kryesisht në lokale të ish-Bllokut.

Përveç përgjimeve të cilat konfirmuan shitjen e kokainës, është bërë edhe blerje e simuluar nga ana e agjentëve të infiltruar të policisë.

Të arrestuarit nuk janë të proceduar më herët për trafikim kokaine, por kanë procedime të veprave të tjera më të lehta si kundërshtim i punonjësve të policisë, trazira në stadiume, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat