Konfiskohet apartamenti 120 mijë euro në Fier, pronari i dënuar më parë dyshohet se e kishte blerë me lekët e drogës

Shqipëria

Konfiskohet apartamenti 120 mijë euro në Fier, pronari i dënuar më parë dyshohet se e kishte blerë me lekët e drogës

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një apartament me vlerë 120 000 euro është konfiskuar në Fier, në pronësi të një 43-vjeçari.

J. S., është dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, ndërsa dyshohet se edhe apartamentin e ka përfituar nga këto vepra.

Ekzekutimi i vendimit për konfiskim të Gjykatës së Apelit Vlorë, u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Kjo erdhi pas veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit nga Lushnja.

Sipas policisë vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.

Njoftimi i policisë: 

DVP Fier/ Vijon puna hetimore për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale. Konfiskohet një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për konfiskimin e një apartamenti me vlerë 120 000 euro, në pronësi të shtetasit J. S., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit. Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat shtetasi J. S. ka qenë i dënuar. Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat