Fatjon Plaku: Të huajt e njohin më mirë Shqipërinë sesa shqiptarët

Shqipëria

Fatjon Plaku: Të huajt e njohin më mirë Shqipërinë sesa shqiptarët

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:15
Fatjon Plaku

Guida Fatjon Plaku në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus thekson se kultura e hiking në Shqipëri nuk është ende e zhvilluar dhe për këtë shprehet se diferenca me të huajt është tejet e madhe.

Ai nënvizion se vizitorët e huaj madje e njohin Shqipërinë më mirë se vendasit.

Ne vendasit nuk e kemi pasur këtë kulturën e hiking, të dalim për ecje, ka filluar vitet e fundit kjo gjë, kurse të huajt e kanë si kulturë që në fëmijëri. Familja e tyre i ka mësuar që të dalin në ecje të bëjnë kamping, kshuqë ata e kanë kulturë që të vegjël”, thotë ai.

Nga eksperienca e tij si guidë e shumë turistëve, Plaku vëren se pjesa më e madhe e atyre që bëjnë hiking dhe eksplorojnë terrene të ndryshme janë të huajt.

Unë kam vite që e bëjë këtë gjë, gati 30 vite, dhe ka qenë një grup që quhej “Tirana Husht” dhe ishte themeluar nga të huajt, që ishte themeluar vetëm nga të huajt dhe këtu bëheshin 150-200 veta. Të gjithë diplomatët e ambasadave dhe shoqatave dhe ishim nga i gjithë grupi 150 veta, le të themi 95% ishin të huaj dhe 5% shqiptarë dhe këta shqiptarë ishin që punonin në këto institucione dhe ishin të ftuar nga këta, pasi ne nuk e kemi pasur këtë kulturë për të eksploruar”, shton ai.

Megjithatë ai thekson se së fundmi dhe shqiptarët kanë nisur të eksplorojnë perla të fshehura të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat