Kallashnikov, drogë dhe jelek antiplumb, çmontohet banda greko-shqiptare në Athinë

Shqipëria

Kallashnikov, drogë dhe jelek antiplumb, çmontohet banda greko-shqiptare në Athinë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Autoritetet greke kanë çmontuar një bandë kriminale në Athinë e Atikë, e përbërë nga shqiptarë dhe shtetas grekë.

Policia ka kryer kontrolle në 9 banesa dhe 9 automjete, ku ka gjetur dhe sekuetruar pesë automjete, armë zjarri, kallashnikov, drogë, para cash rreth 4 mijë euro, jelek antiplumb dhe tetë aparatë celularë.

Për rrjedhojë në pranga ranë 7 persona grekë dhe shqiptarë. Ata akuzhet për grabitje me dhunë, pasi kanë kërcënuar me jetë pronarët e dyqaneve që kanë grabitur dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Siç raporton prototheme.gr të arrestuarit janë persona të njohur për drejtësinë greke. Ata do të paraqiten sot para Prokurorisë së Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat