Rama: 636 turistë amerikanë mbërrijnë në Durrës për të vizituar Shqipërinë

Shqipëria

Rama: 636 turistë amerikanë mbërrijnë në Durrës për të vizituar Shqipërinë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 17:27
Turistet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se qindra turistë amerikanë kanë mbërritur të hënën në Portin e Durrësit.

Me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama ka shkruar se 636 turistë arritën me kroçierën “Sirena” për të vizituar Shqipërinë.

Postimi i plotë:

636 turistë amerikanë kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Durrësit me kroçierën “Sirena” për të vizituar vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat